13/04/2024

Njohësi i çështjeve politike, Albert Musliu, në emisionin Zoom, në MTV2, ka vlerësuar kandidimin e Bujar Osmanit për president të RMV-së. Sipas tij, Bujar Osmani është profili i goditur.

“Mos harrojmë tash kryetari i ardhshëm ose aspiranti për kryetar, duhet të ketë edhe disa kualitete. Ju nuk mund të aspironi, nuk mund të dilni në garë presidenciale dhe t’u pyesin për politikë të jashtme, të brendshme, e gjyqësor, ju mund të dini se çfarë të folni, se duhet të bëni kampanjë.
Unë besoj se mendoj dhe ju mund të ma konfirmoni se do të ketë kampanjë për kryetarë të veçantë.
Ndoshta nuk është kampanja e njëjtë, edhe nuk besoj se ndonjëri prej kundër kandidatëve në disa sfera të autorizimit të kryetarit të shtetit mund ta mbajë hapin e njëjtë me Bujarin, veçanërisht pas konferencës së OSBE-së, që konferenca e OSBE-së prej figurave ma të larta politike botërore u vlerësu si një sukses i cili ia vazhdoi jetën strukturës më të madhe të sigurisë në Evropë.
Nuk ka ma të madhe se OSBE-ja edhe ma politike se OSBE-ja. Ashtu që nga ai aspekt është kandidati i duhur”, tha mes tjerash Musliu.

Kryediplomati aktual i Maqedonisë së Veriut dje nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti, u shpall kandidat për kryetar te Maqedonisë së Veriut.

 

Video Player

00:00
01:01