05/11/2024

Multi-miliarderi Jeff Bezos shiti 2.4 miliardë dollarë aksione të Amazon. Shitja më e fundit e dërgon në 8.5 miliardë dollarë vlerën e aksioneve të shitura në total prej tij.

Gjiganti i teknologjisë kishte thënë se Bezos do të shiste deri në 50 milionë aksione deri në Janar të 2025. Shitja e aksioneve të tij vjen në një kohë kur vlera e tyre vetëm vitin e kaluar është rritur me 76 përqind.

Bezos, i cili është themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i kompanisë, ka shitur për herë të fundit aksione në 2021. Si pjesë e nismave të tij filantropike ka shitur edhe në 2022.

Ai po jeton në Miami në Florida ku paguan 600 milionë dollarë më pak taksa për 8.5 miliardë dollarë aksionet e shitura sesa do të kishte paguar në vendbanimin e tij të kaluar në Seattle.

Bezos mbetet aksioneri më i madh i Amazon dhe një prej njerëzve më të pasur në botë me pasuri prej 190 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian