Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri sot ka njoftuar për pëlqimin e dhënë në lidhje me funksionimin e paraleles në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe Tesliçkov në qytetin e Velesit.
Përveç paraleles së hapur në gjuhën shqipe në SHMK Koço Racin, sot i bashkangjetet edhe paralelja në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe Tesliçkov në Veles, e cila shënon realizimin e të drejtës të çdo kujt që ta ndjeki mësimin në gjuhën e tij amtare.
Ministri i Arsimit Jeton Shqiri theksoi se në mësimin në këtë paralele do të kenë mundësi ta ndjekin të gjitjë nxënësit që do të zgjedhin drjerimin Ekonomik.
Statusi i plotë:
“Po e përmbylli javën e punës edhe me një lajm të bukur për Velesin.
Sot dhash pëlqimin për funksionimin e paraleses në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe Tesliçkov në Veles.
Në atë paralele mësimin do ta ndjekin nxënësit të cilët kanë zgjedhur drejtimin ekonomik në këtë shkollë. Tju rikujtojmë që kohë më parë një paralele në gjuhën shqipe u hap edhe në SHMK Koço Racin gjithashtu në Veles drejtimi gjimnaz I përgjithshëm.
Jeta multietnike, e drejta për mësim në gjuhën amtare dhe bashkëjetesa patjetër të jenë kryefjala e secilit pjesëmarës në shoqëri që do të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Ju uroj suksese nxënësve, me shpresë që do na dëshmojnë se ia vlen përpjekja për t’u siguruar mësimin në gjuhën amtare dhe se prej tyre do të presim të bëhen ekonomist profesionist”, tha Shaqiri në statuain e tij në Facebook.