E verdhë, e kuqe dhe… blu. “Ifab” ka hapur rrugën për të eksperimentuar një karton të tretë në futboll, i cili nuk do të jetë portokalli, siç do të kishte sugjeruar logjika kromatike. Bluja u zgjodh, në fakt, për të shmangur ngatërrimin me ngjyrat. Kushdo që merr një karton të tillë do të duhet të largohet nga fusha për 10 minuta.
Kartoni blu do t’iu tregohet atyre që kryejnë një faj të ashtuquajtur taktik ose për protesta. “The Telegrapf”, që e dha lajmin, citon gjithashtu një rast shembullor për kartonin blu: pezullim me 10 minuta të Giorgio Chiellini për faullin që kreu ndaj Saka në finalen e Europianit të vitit 2021. Një lojtar do të përjashtohet nga ndeshja nëse merr dy kartona blu, ose edhe një blu e një të verdhë në të njëjtën lojë.
Testet e para, të cilat nuk do të shqetësojnë ligat primare, mund të fillojnë që në verë. “FA Cup”, si për turneun e meshkujve, ashtu edhe të femrave, ofrohet vullnetarisht për eksperimentin në fjalë. Padyshim që nuk do ta shohim diçka të tillë as në Evropë dhe as në Ligën e Kampionëve tjetër, veçanërisht sepse Ceferin gjithmonë ka thënë se është kundër këtij eksperimenti.
Nuk është e vetmja masë e stilit të regbisë që “Ifab” dëshiron të implementojë në futboll. Në fakt, po shqyrtohet gjithashtu mundësia që vetëm kapitenët të lejohen të flasin me arbitrin për të marrë shpjegime rreth një vendimi.