0.8 C
Skopje

Jo vetëm Icardi dhe Rashica, Galatasaray gati të transferojë ish-yllin e Realit dhe ish-lojtarin e Barçës

schedule18:40 – 7 Shtator, 2022

Galatasaray nuk di të ndalet.

Merkatoja në Turqi ende nuk është mbyllur dhe deri më tani, siç raportohet nga shumë media, Mauro Icardi është nistur për në Stamboll për të firmosur me ta, por edhe Milot Rashica do t’i bashkohet gjithashtu klubit turk.

Por nuk mbaron me kaq, pasi po raportohen në këto momente të tjera lajme rreth transferimeve të Galatasaray. James Rodriguez dhe klubi turk kanë arritur një marrëveshje së bashku, tani mbetet që klubi turk të zgjidhë detajet e vogla me klubin e kolumbianit.

Gjithashtu edhe Demir, ish- lojtari i Barcelonës pritet të zbarkojë në Turqi. Qarkullojnë informacione se edhe Adama Traore është në radarët e Galatasaray./ h.ll/abcnews.al