“Unë mendoj se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm se Rusia është një vend dehumanizues, autoritar dhe tiran. Jam thellësisht i bindur se qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s”, tha analisti Nenad Jovanoviç në emisionin “200” të AlsatM.
Ai shtoi se standardet më të larta të jetesës, cilësia më e mirë e jetës, liritë dhe të drejtat e njeriut mund të arrihen duke iu drejtuar Evropës, jo Rusisë.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta marrin vendimin në kokën e tyre, nëse duan të jetojnë në diktaturën e Putinit apo si gjithë bota normale dhe e zhvilluar.