18.8 C
Skopje

Kaevski: Dështoi koalicioni antieuropian i Taravarit dhe Kovackit

Në konferencën për shtyp mbajtur nga zëdhënësi i LSDM, Darko Kaevski zbulon skenarin e VMRO dhe Levicës mbështetur edhe nga ASH për incidentet në Shkup gjatë protestave kundër Propozimit francez.

Është e qartë se koalicioni i strukturave të Aleancës në Shkup, nën komandën e Taravarit, po punojnë shumë mirë me VMRO-DPMNE-në nën komandën e Mickoskit.

Meqenëse pjesa tjetër e personave të armatosur janë afër këtyre strukturave, publiku pret përgjigje për pyetjet kryesore:

A është zjarrvënësi i dështuar dhe dezertori i ushtrisë Dragan Kovacki personi kontaktues i VMRO-DPMNE-së për këtë skenar të dështuar?

Pse hesht Kovacki në pyetjen nëse ka koordinuar personat me maska para Kuvendit dhe ish-ushtarakët në skenarin e dhunës?

A është Arbër Taravari personi kontaktues me strukturat pranë Aleancës në Shkup?

Presim që institucionet kompetente, Ministria e Brendshme, prokuroria dhe gjyqësori të ndriçojnë plotësisht tentativën për skenar të përgjakshëm dhe tensione etnike dhe të japin përgjigje për pyetjet kyçe.

Një gjë është fakt, koalicioni antievropian i Taravarit dhe Kovackit dështoi në synimet e tij.

Institucionet, qytetarët, nuk do të lejojnë as Mickoskin e as Taravari të kërcënojnë të ardhmen evropiane të vendit.