07/09/2024

-Pse Taravari nuk shkoi në mbledhjen e Kuvendit Qëndror të thirrur në mënyrë statutare nga kryetari i Kuvendit, Zijadin Sela dhe iu desh ai teatër në Kumanovë, me një kallaballëk të thërritur jashtë statutit të partisë? Të shkonte dhe ta fitonte shumicën që pretendon se e ka dhe ta verifikonte vendimin e tij për të shkuar me opozitën në zgjedhje?

Duhet thënë se lëvizja e Taravarit, të ta bëj, sa s’ma ke bërë, duket se pati njëfarë efekti. Në vend se të priste të shtunën në kuvendin e thirrur statutarisht, ai mblodhi ithtarët e partisë në Kumanovë, që përmes kallaballëkut, t’ia prishë dasmën Zijadin Selës.

Çka tash? Mbledhia u bë, nga tabori tjetër ia numëruar afro 60 vetura me targa të tjera, për ta realizuar efektin politik që të dëshmojë se shumica e partisë janë me të.

Po çka do të thonë 300 pjesëmarrës në një mbledhje, nga një parti që ka me mijëra anëtarë, a mund të nxirret ashtu lehtë shumësi?

Si u bë “shumica” e delegatëve, nëse dihet se shumicën e degëve i kontrollon Sela? Si u bë që nga ato degë të delegohen delegatë për t’i bërë shumicën Taravarit?

Se kush e ka shumicën, vërtet do më shumë se ekspertizë. Lipset respektim statuti dhe procedurash, që në këtë situatë të çrregulluar do të jetë vështirë ta dëshmojë Taravari.

Sela i kë thërritur kuvendarët për të shtunën, sepse është kryetar i Kuvendit Qëndror. Ai është i thirrur me statut që ta bëjë këtë. Në çfarë cilësie ishte Taravari që thërriti Kuvend në Kumanovë?
Logjika thotë se një kuvend të tillë mund ta thërrasë dikush tjetër, nëse kryetari i Kuvendit nuk e bën. Nuk është edhe e rastit që ka kryetar partie dhe kryetar Kuvendi. Secili me obligimet e veta statutare. Dikush këtu e ka shkelur statutin, por nuk duket që ky mund të jetë Sela.

Pse Taravari nuk deshi të shkojë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Qendror dhe atje ta fitonte shumicën e kuvendarëve për vendimin e tij që të shkojë në koalicion me opozitën, është një pyetje që nuk do shumë mend për t’iu përgjigjur./indeks.mk