0.8 C
Skopje

“Kam pirë gjithë ilaçet e farmacive”, Ronela Hajati flet për performancën që bëri bujë në shesh


schedule12:33 – 8 Shtator, 2022

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka tërhequr vemendje të madhe me performancën e saj në koncertin zhvilluar të martën nga Rita Ora. Ajo dhuroi shumë atmosferë me energjinë e saj shpërthyese. Mirëpo, pak para se të ngjitej në skenë këngëtarja tregoi se ishte shumë e sëmurë dhe kishte marrë shumë ilaçe.

 

“S’e keni idenë sa sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë siç bën gjithmonë. Kam pirë gjithë farmacinë sot. Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas, sepse jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar sepse kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, shkroi Ronela në Instagram.

Kujtojmë që Hajati është në qendër të mediave rozë, që në momentin kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2022 që u mbajt në Torino. Kjo pasi performance e saj u komentua pafund nga të gjithë./abcnews.al