24/03/2025

Njoftohet se Dogana e Maqedonisë së Veriut ka kapur 20 orë dore me vlerë prej 178.050 denarësh. Orat u gjetën në një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar të Novosellës. Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, i cili është shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se i ka blerë ato nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe kundër personit është bërë kallëzim për shkelje të rregullave doganore, sipas Doganave të Maqedonisë së Veriut.