11/12/2024

Në emisionin “On Time” në TV Koha, kreu i Komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa ka folur për ndikimin rus dhe presidentin e Rusisë Vlladimir Putin.

Ai publikisht ka thënë se Rusia dhe Putin nuk e kanë fare frikën e Evropës dhe SHBA-ve.

Për të humbur seriozitetin e fjalëve të tij që të shmang reagimet e aleatëve shumë vjeҫarë, Kasami ka tentuar të tërheqë paralele dhe të ironizojë.

“Aq serioze është kjo luftë me Rusinë dhe Putinin sa që unë kam informata se Putini është paraqitur diku në Maqedoni për të kërkuar ndihmë dhe për tu lutur se çka ka Ali Ahmeti që aq seriozisht merret me të, sepse vërtetë është frikësuar. Është frikësuar sepse ka informatën se Ali Ahmeti shkatëroi një shtet të fuqishëm siç isht Jugosllavia dhe tani e ka radhën Rusia. Ai jo që i frigohet Evropës, Amerikës, ai i frigohet Aliut”, tha Kasami.