03/10/2024

Në intervistën e dhënë për Radio Evropa e Lirë, Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës, foli për përpjekjet e tij për të forcuar rolin e tij në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi bashkëpunimin e tij me Aleancën për Shqiptarët në të kaluarën dhe sot me frontin opozitar, një promovim pa platformë konkrete para qytetarëve, por vazhdimisht me bindjen e kahmotshme dhe të stërdëgjuar për të rrëzuar BDI-në dhe qeverinë.

“Keni thënë se blloku opozitar shqiptar ka fuqinë për të rrëzuar BDI-në dhe gjithë Qeverinë. Me kombinimin me Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit, tashmë e mbulojmë tërësisht fushën ku është e pranishme shumica e shqiptarëve. Ne si Lëvizje BESA kishim dobësi në atë pjesë, kështu që me këtë kombinim tashmë jemi të pranishëm në terren”, deklaroi Kasami.
Ndër të tjera Kasami nuk e ka përjashtuar as mundësinë e koalicionimit me opozitaren VMRO-DPMNE, më të cilën tashmë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë deklaruar se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. (Tek ky version eshte largu nga teksti Alternativa dhe eshte vetem bashkepunimi me Mexhitin, ndersa tek intervista origjinale permendet…) Nese eshte ok, mundemi ta publikojme