11/12/2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook shkruan se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq po i pengojnë në politikë krerët e UCK-së si Ali Ahmeti e Hashim Thaçi ndaj me instalimin e një mendësie të tillë tek shqiptarët tenton të nxisë urrejtje ndaj politikanëve të mirëfilltë duke faktorizuar politikanë të shitur.

Kastrati shton se Vuçiqit i konvenojnë vetëm politikanë “eurokrem” si Kurti apo Taravari, që krijojnë ndasi politike e kombëtare dhe urrejtje me mashtrime dhe manipulime.

Statusi i plotë:

VUÇIÇIT NUK I KONVENOJNË NË PUSHTET GJIGANTËT E UÇK-së si HASHIM THAÇI APO ALI AHMETI. ATIJ I KONVENOJNË EUROKREMAT SI KURTI E TARAVARAT. DIHET PSE!
VUÇIÇI PO TI ZINTE THAÇIN E AHMETIN GJATË LUFTËS DO TË UA BLUANTE KOCKAT ME MAKINË TË MISHIT.
KURTIN NË 1999-tën E PATËN NË DORË SI ZOGUN E PULËS POR E LIRUAN DHE NUK E ELIMINUAN!
***********
Në një nga fjalimet e mia në Kuvend pata paralajmëruar rrezikun në manipulimin e masave që paraqet formula e thjeshtëzuar e Kurtit:
” Nëse nuk je me Kurtin je me Vuçiçin (pra ska opcione të tjera)”.
Kurti e paska instalu edhe në Maqedoni të Veriut të njëjtën gjuhë helmuese mes shqiptarëve. Duke marrë shkas nga një deklaratë e Vuçiçit, një Afrim Gashi, kryetari i Alternativës në Maqedoni të Veriut paska thjeshtëzuar:
” A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”.
Po pse Vuçiçi e përmend Ali Ahmetin për “politikan të mirë” ( ashtu siç bënte me Hashim Thaçin)?
E thjeshtë, për me ja ul rejtingun Ali Ahmetit te votuesi shqiptar para zgjedhjeve.
Po, pse?
Sepse Ali Ahmeti e Hashim Thaçi i dolën Vuçiçit përballë me UÇK duke e përzënë nga Kosova e Maqedonia me ndihmën e aleatëve perendimorë. Duke e bërë Kosovën shtet e shqiptarët të barabartë në Maqedoni.
Ata janë gjigantë për Vuçiçin dhe meqenëse Vuçiçi nuk i mundi dot me luftë tani i lufton me metoda speciale duke ju dhënë “lëvdata” Thaçit e Ahmetit e duke e përshkruar Kurtin si të “rrezikshëm”.
Qëllimi është ti eliminoj gjigantët si Ali Ahmeti nga skena dhe ti sjell eurokremat në pushtet për të zhbërë projektet e Thaçit e Ahmetit – Kosovën e pavarur dhe shqiptarët të barabartë me maqedonasit në Maqedoninë e Veriut.
Votuesi shqiptar atje duhet mirë ta analizoj prapavinë e deklaratave të Vuçiçit.
Disa në Kosovë i kanë hëngër këto mashtrime me Kurtin e vonë e kuptuan sepse serbët me Kurtin fituan autonomi e Kosova fitoj sanksione e fukarallëk ekstrem.