7.8 C
Skopje

Kastriot Rexhepi: U strehova vullnetarisht

Deputeti Kastriot Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vullnetarisht është strehuar gjatë ditës së enjte. Rexhepi tha se është kundër zgjedhjeve të reja, dhe se dëshiron që shumica aktuale parlamentare të jetë stabile. Rexhepi tha se ka qenë e vështir që të vendos të veprojë në kundërshtim me vendimet e partisë së tij.

“Betohem në Zot se veprimin që e kam bërë ka qenë për shkak të bindjeve të mija”, tha mes tjerash Rexhepi, duke shtuar se nuk ka pasur presione nga askush, por që është strehuar për çështje sigurie.