3.8 C
Skopje

Kë favorizon Bilall Kasami, Fatmir Limanin apo Arjanit Hoxhën

Ardhja e Fatmir Limanit tek Lëvizja Besa nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka trublluar ujrat në partinë e udhëhequr nga Bilall Kasami.

Kjo sepse në kongresin e fundit ishte Kasami dhe kryesia e partisë e kanë dhënë fuqi Limanit.

Ai pa mbushur një vit në Lëvizjen Besa morri pozitën e nënkryetarit të partisë, së bashku me Blerim Sejdiu dhe Besa Kadriun. E në vend të Arjanit Hoxhës në pozitën e sekretarit gjeneral është ulur, Abdush Demiri.

Kjo dëshmon që Fatmir Limani është krahu më i fuqishëm në Lëvizjen Besa dhe ka aritur që së bashku me Bilall Kasamin ta largojnë nga partia./indeks.mk/