7.8 C
Skopje

Kelly Clarkson po vjen me një album, hedh dritë mbi divorcin e saj


Kelly Clarkson do të rrëfejë gjithçka për divorcin e saj përmes një albumi të ri. Këngëtarja amerikane është shprehur se po sjell një album, ku do të detajojë gjithçka nga ajo që ka përjetuar nga ndarja me ish bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock. Albumin planifikon ta publikojë në vitin 2023.

Gjatë një interviste për Variety, 40 vjeçarja tha se filloi të shkruante menjëherë pas ndarjes së tyre. Për këtë album, ajo shprehet se është frymëzuar nga udhëtimi emocional që kaloi gjatë divorcit me menaxherin e muzikës, me të cilin ka dhe dy fëmijë të vegjël, shkruajnë mediat e huaja.

“Kur unë dhe ish-i im u ndamë, pati shumë emocione. Ishte e vështirë”, thotë Clarkson. “Producenti im dhe unë ishim duke qeshur dje, sepse isha sikur, ‘Të kujtohet ajo kohë që shkruanim 25 këngë në një javë?’ Shumë prej tyre janë në album. Unë kam shkruar shumicën pothuajse dy vjet më parë.

Nuk kisha punuar me të vërtetë në një album. Thjesht isha shumë e zënë. Kishte kaq shumë punë dhe tani jam një nënë beqare. Por më pas ndodhi e gjithë gjëja e divorcit dhe më duhej ta shkruaja. Dhe pastaj nuk e dija nëse do ta lëshoja“, tha ajo duke iu referuar gjendjes shpirtërore.

“Pra, disa nga këngët, padyshim që mbulojnë gamën e emocioneve; ka gjithçka në album. Është pothuajse si harku i një lidhjeje, sepse fillimi është shumë i bukur dhe kaq i ëmbël dhe më pas evoluon. Dhe ndonjëherë nuk evoluon ashtu siç dëshironi.”, është shprehur mes të tjerash ajo.

Brandon dhe Kelly ishin të martuar për shtatë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2020. Divorci u zvarrit për një vit e gjysmë përpara se të finalizohej në fund të këtij marsi. Ata ndajnë vajzën River Rose, tetë vjeç dhe djalin Remington Alexander Blackstock, gjashtë vjeç. /abcnews.al