-1.2 C
Skopje

Këngëtari i njohur shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë


schedule14:33 – 27 Prill, 2022

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari, gjatë një interviste që dha për emisionin #Gjesi në T7. “Po jam në pritje të fëmijës së dytë.”, u shpreh ajo kur u pyet nga moderatori.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Alte. Ndërkohë, sa i përket muzikës, projekti më i fundit muzikor që solli këngëtari ishte tre muaj më parë. Kënga me titull “Udha e hënës” është vlerësuar nga publiku.