11/10/2024

Trajtimi me keratinë është bërë shumë i popullarizuar, sepse i drejton flokët dhe u jep një dukje të mëndafshtë dhe të lëmuar.

Falë një trajtimi të këtillë, flokët e dëmtuar dhe të thatë ngadalë fillojnë të rifitojnë shkëlqimin dhe dendësinë, por edhe mirëmbajtja është shumë më e lehtë – flokët thahen thjesht me tharëse flokësh, por edhe pa tharje flokësh ose pa përdorimin e mjeteve të tjera mbeten të drejtë dhe me shkëlqim.

Për fat të mirë për shumë gra, një version shtëpiak i keratinës mund të bëhet në shtëpi.

Ky është një variant shumë më i thjeshtë dhe më i lirë, me faktin se nuk është një zgjidhje afatgjatë si trajtimi në sallone, por sigurisht që jep një efekt të ngjashëm, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 1 gotë ujë,
▪ 2 lugë miell misri,
▪ 1 lugë vaj për bebe.

Përgatitja:

Hidhni miell misri në ujë, prisni që të vlojë dhe më pas përzieni derisa të trashet.

Shtoni vajin e bebeve dhe përziejini sërish.

Prisni që të ftohet, më pas aplikojeni në të gjithë flokët dhe lëreni për 20-25 minuta.

Pas kësaj, lani flokët. /Telegrafi/