3.8 C
Skopje

Këshillat komunal të Çairit miratuan projektin për ndërtimin e UNT-së

Me miratimin e Planit detal urbanistik, dje në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Komunës së Çairit, me votim gjithëpërfshirës, përbyllen procedurat administrative në komuna, për fillimin e shumëpritur të ndërtimit të Kampusit universitar të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Kohë më parë edhe Këshilli i Komunës së Karposhit miratoi një plan të tillë, dhe kampusi që shtrihet në komunat Çair dhe Karposh, pritet të fillon realizimin e tij.
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, shpreh falënderim për anëtarët e Këshillave të komunave Çair dhe Karposh për mbështetjen e projektit, dhe veçanërisht shpreh kënaqësinë nga fakti se kishte mbështetje gjithëpërfshirëse.
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup është në komunikim intenziv me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Mbrojtjes për realizimin e vendimit të Qeverisë për kryerjen e pranim-dorëzimit të hapësirës dhe objeketeve që aktualisht ndodhen brenda kazermës ‘Ilinden’, që do të mundëson realizimin e pandërprerë të kampusit universitar të UNT-së.