01/12/2024

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin C të Ligës së Konferencës, si duket vetëm një skuadër është favorite për vendin e parë, kurse tre të tjera po luftojnë për vendin e dytë.
Pas ndeshjeve të mbrëmshme Viktoria Plzen e kryeson renditjen e Grupit C me 12 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin më tutje.

Ndërkaq, kampioni i Kosovës, Ballkani së bashku me Astanan dhe Dinamo Zagrebin po luftojnë për pozitën e dytë.

Pas katër ndeshjeve, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë.

Ndërkaq, pozitën e fundit në tabelë e okupon gjiganti kroat, Dinamo Zagreb që deri tani ka arkëtuar vetëm tre pikë.

Dy ndeshjet e fundit të Ballkanit në fazën e grupeve janë kundër Viktoria Plzen si vendas, dhe si mysafir i Dinamo Zagrebit./Lajmi.net/