12/07/2024

Ilir Demiri zëvendëson Fatmir Mexhitin në postin e Ministrit të Shëndetësisë, mëson Klan Maqedoni. Pas shkarkimit të Mexhitit në postin e tij do të emërohet Ilir Demiri.

Kjo vjen pasi Mexhiti u rreshtua në krah të kreut të ASH-së, Arben Taravari pas përplasjeve në këtë parti se kush shkon me opozitën e kush del vetëm në zgjedhje. Këto diskutime brenda ASH-së erdhën pas shkrimit të Taravarit ku kërkon nga partia e tij të shkojë të bashkangjitet me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/