Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka kërkuar që skuadra e tij të mos shihet se favorite për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve përkundër se e fituan ndeshjen e parë ndaj Villarrealit me rezultat 2-0 në “Anfield Road”.
Ai ka thënë se ndeshja ishte shumë e vështirë dhe se është zhvilluar vetëm njëra nga dy ndeshjet me këtë skuadër.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Por kur vumë presion erdhëm deri te shanset për të shënuar. Më pas në pjesën e dytë gjërat shkuan mirë dhe ne ishim të mirë për të mos pranuar asgjë nga kundërshtarët tanë. Vështirë të mendosh për finalen, kemi kryer vetëm ndeshjen e parë. Nuk mund të relaksohemi, tani do të jetë Premier Liga dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e kthimit”, tha trajneri gjerman.
Ballafaqimi i dytë ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit zhvillohet të martën e ardhshme në Spanjë.