schedule09:10 – 8 Shtator, 2022
Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, pas humbjes së Napolit në Champions League foli për mikrofonat e “Amazon Prime Video”.
“Do të doja të dija se ku ka shkuar Liverpooli im. Nuk e di pse ndodhi ky rezultat. Napoli shënoi menjëherë dhe preu pak këmbët, ata luajtën mirë në çdo department dhe ne nuk ishim në gjendje ta luftonim dhe të përfitonim nga shanset tona.
Humbëm shumë topa. E di që po bëjmë më pak se sa mundemi, por nesër është një ditë tjetër dhe do të shohim”, ka thënë Klopp pas humbjes së thellë ndaj Napolit./ h.ll/abcnews.al