7.8 C
Skopje

Koalicioni me VMRO-në dhe Levicën, shkatërroi Aleancën dhe Besën

Aleanca e Ziadin Selës dhe Besa e Bilall Kasamit sipas të gjitha sondazheve të realizuara muajt e fundit rezulton ‘humbëse’ tek elektorati shqiptar!

Këtë rezultat të dobët dhe antipati tek shqiptarët Aleanca dhe Besa e kanë falë bashkëpunimit të tyre me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën.

Partia e Mickoskit dhe ajo e ekstremit të djatht, e Apasievit nuk njohin Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe një serë gjërash që shkojnë në dëm të shtetit.