Profesori i të Drejtës Penale, Afrim Osmani njëherë edhe ambientalist i njohur në vendin tonë, ka përshëndetur vendimin e deputetëve të cilët ditë më parë votuan “pro” ndryshimit të kodit penal dhe me këtë ekocidin e vendosën në kodin penal dhe sipas tij, personat që do të kryejnë krime në natyrë do të dënohen me dënimin e merituar.
Shton se Maqedonia është vendi i parë që merr një vendim të tillë dhe se të njëjtin duhet ta ndjekin të gjithë shtetet e rajonit që kanë për qëllim integrimin në Bashkimin Evropian.
“Jemi ndër vendet e para në Ballkanin Perendimorë por edhe më gjërë, që inkorporojmë një vepër të tillë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër mjedisit jetësorë dhe natyrës, ajo ishte Ekocidi”, tha Osmani.
Kur jemi te ky ndryshim, profesor Osmani ka një apel për të gjithë vendet që pretendojnë integrimin në BE.
“Personalisht kam bërë thirrje, edhe si penalist, po edhe si ambientalist edhe të gjitha vendet tjera përreth, në veçanti ato të Ballkanit Perendimorë që synojnë integrimin në strukturat evropiane që ta ndjekin këtë shembull të Maqedonisë që të tregohet seriozitet në luftën kundër kriminalitetit ekologjik”, deklaroi profesor Osmani. /indeks.mk/
Për më tepër, ndiqeni prononcimin e profesorit Afrim Osmani.