Komisioni për të Drejtat e Njeriut
dhe Barazi Gjinore ka miratuar me gjashtë vota me Projektligjin për
Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në
Baza Gjinore, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse ishte e ftuar Nita Shala,
zëvendësministre e Drejtësisë, ajo nuk morri pjesë në debat, i pranishëm ishte
Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit.
Anëtarët e Komisionit kërkuan që të
ftohen në raporton nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i
Kosovës për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.
Fillimisht ish-Avokati i Popullit Hilmi
Jashari, tha se është i rëndësishëm kontributi i të gjithëve në këtë drejtim
dhe se duhet që të punohet edhe më shumë në parandalim.
“Mendoj që ka qenë mundësi e mirë
e akterëve për të dhënë kontribute të veta. Është dokumenti final i gjitha
kontributeve për të pasur draft më të mirë. Edhe përfaqësues e Ministrisë së Drejtësisë
e kanë një barrë të madhe. Ka pasur shumë akterë që kanë dhënë kontribut”.
“Duhet të punohet me shumë për
mbrojtjen nga dhuna në familje. Përfaqësuesit e Policisë e theksuan se faturat
për blerjen e produkteve për viktimat e dhunës mund të sjellë telashe në
vazhdim sepse kanë nevojë për produkte bazike. Një letër e ministrit kish
mundur të zgjidhë këtë telash”.
Deputetja e VV-së Tinka Kurti tha
se rasti i dhunimi të 11 vjeçares ka bërë që të preken të gjithë , prandaj edhe
është i rëndësishëm sa më shpejt miratimi i ligjit.
“Pas një ngjarje të rëndë të 11
vjeçares që na ka prekur të gjithëve sot po diskutojmë për dhunën në bazë
ligjore. Në këtë Komision na ka rënë të diskutojmë për shumë raste të dhunës
ndaj grave”.
“Secila formë e dhunës ndaj grave
e rrit dhunën në përgjithësi. Është shumë me rëndësi që jemi në përfundim të këtij
ligji. Fjala për përkufizimin e gjinisë e shoh konservatore në kuptimin çka
shoqëria e konsideron të e përshtatshme”.
Albana Bytyqi nga AAK-ja kërkoi që
lighi të miratohet sa më shpejt në mënyrë që kryesit e këtyre veprave të marrin
dënimin meritor, raporton EO.
“Ne e kemi marrë ligjin për parandalimin
ndaj dhunës. Kam parë që janë të përfshirë atë gjitha pikat, por ka nevojë edhe
për një rishikim. Mirë është me dal një ligj të procedohet dhe të hyjë në fuqi
që të kenë dënimin e merituar”.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje,
tha se janë marrë të gjitha rekomandimet dhe se do të shikohet vetëm pjesa e
buxhetit.
“Këtu është pika që duhet me proceduar
ligjin dhe jemi duke dërguar ligjin në pjesën e buxhetimit. Implementimi duhet
të bëhet për të ndalë dhunën ndaj grave”.