24/05/2024

Kompania me pronarë nga Maqedonia e Veriut, e udhëhequr nga familja Destani nga Tetova, është listuar në NASDAQ, bursën zyrtare amerikane.

Në faqen zyrtare të NASDAQ thuhet se Ali Vezvaei, udhëheqës i bordit të kompanisë Next.e.Go i ka rënë ziles e cila tregon për nisjen e tregtisë me aksione për këtë kompani në NASDAQ.

Ndryshe, në komunikimin e kompanisë, mes zyrtarëve të lartë thuhet “Të nderuar miq. Kam kënaqësinë ta ndaj me ju gëzimin tim për arritjen e listimit të Next.e.Go Mobile në bursën NASDAQ që u shënua sot me shpalljen e ofertës fillestare publike në New York.”

Përndryshe, NASDAQ është bursa me qarkullimin më të madh në SHBA, me seli në New York.

Kompania Next.e.Go ka nisur edhe iniciativën për investim edhe në Maqedoni të Veriut, ku edhe janë hudhur edhe themelet e objektit, ku pritet të ndërtohen veturat elektrike, të cilat do të shiten në tregun evropian dhe vendor. /Telegrafi/