6.8 C
Skopje

Komuna Çair me 220 vend parkime të reja

Sot Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu lëshoi në përdorim projektin – Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

Bit Pazarit, pas renovimit dhe modernizimit po i shtohen edhe 220 vend parkime në kat. Në Çair deri sot janë krijuar gjithsej 1.450 vende parkimi.

Ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqynxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit, gjë kjo e cila padyshim se do t’i sjellë të mira materiale dhe biznesore Çarshisë dhe Bit Pazarit.

Në raport me sipërfaqen e komunës mbase është komuna më e populluar në Europë, por Komuna pretendon të bëhet edhe komuna e parë për numrin e vend parkingjeve në kontinentin e vjetër.