Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne si Komunë e Haraçinës sepse me ndihmën e partnerëve tanë si Islamic Relief dhe Kalliri i mirësisë po realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm për banorët tanë.
Projekti ,,Qasje e integruar drejt zhvillimit të qëndrueshëm për komunën e Haraçinës 2023-2025″ përfshinë investime konkrete në ekologji,shëndetësi dhe mirëqenie.
Jemi në fazën e parë të realizimit, me ç’rast sot kemi pranuar një Kamion për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, një eskavator multifunksional, kurse edhe dy kamion të tjerë që janë pjesë e këtij investimi do të arrijnë pas disa ditëve pasi të përfundojnë gjitha procedurat administrative.
Kryetari Ridvan Ibraimi në emrin e tijë dhe të gjithë qytetarëve të Komunës Haraçinë ka falemnderuar z. Ismail Safi përgjegjës i Islamic Relief për SH.B.A, Dr. Mohamed Soliman përgjegjës i Islamic Relief për Shqipëri dhe Kosovë, Cecilia Widman – MEAL coordinator at Islamic Relief Worldwide-Koordinatore e kualitetit të programeve pranë zyrës qendrore të Islamic Relief në Angli dhe ztr.Nexhat Lika përgjegjës i Shoqatës Kalliri i Mirësisë për këtë donacion shumë të rëndësishëm për qytetarët tanë.
Kryetari Ibraimi tha se Ishte kënaqësi e veçantë që bashkarisht me mysafirët konstatuam nivelin e lartë të bashkpunimit mes Komunës Haraçinë,Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë , të bindur se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë gjithmonë duke pasur në fokus qytetarin dhe nevojën për të ndihmuar në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë.
Ky investim sigurisht se do të përmirësojë dukshëm kualitetin e shërbimeve komunale ndaj qytetarëve gjithnjë duke synuar më të mirën për qytetarët tanë drejt qëllimit final për një jetë të dinjitetshme dhe të begatë.
Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi duke falenderuar donatorët tha se ne si pushtet lokal nuk do të ndalemi dhe nuk do të mjaftohemi me kaq, por synimi jonë është të vendosim një bazë qeverisëse të shëndoshë,transparente dhe afatgjate.
Mbetemi të fokusuar në zotimet tona për të qenë në shërbim të qytetarëve konform obligimeve dhe detyrave që kemi marrë nga qytetarët e Komunës Haraçinë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=318416847486010&set=pcb.318417924152569