3.8 C
Skopje

Komuna Qendër ndanë ndihmë humanitare për familjet në rrezik social

Pako me ushqime bazë dhe produkte higjienike do tu shpërndahen sot familjeve me rrezikshmëri sociale në komunën Qendër.

Pako do t’u jepen 150 familjeve me rrezik të lartë social, dy familjeve kujdestare, dy shtëpive të grupeve të vogla për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rreth 150 pensionistëve.

Këto pako ndahen me mbështetjen e kompanive me përgjegjësi shoqërore në vend, çdo muaj.