05/10/2024

Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e 26-të e shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5). Konferenca do të hapet nga gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe gjenerali Kristofer Kavoli. Fjalim para pjesëmarrësve do të mbajnë edhe presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja Sllavjanka Petrovska.

Në konferencë, përveç gjeneralit Kavoli, do të marrin pjesë edhe shefat e Shtatmadhorive të Shqipërisë, Bosnja e Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi. Po ashtu, do të ketë edhe udhëheqës ushtarakë nga Komanda e Bashkuar e NATO-s në Neapol dhe Komanda e SHBA-së për Evropën. Konferenca do të sjellë bashkë shefat e Shtatmadhorive nga vendet anëtare të A-5.

Përveç përfaqësuesve ushtarak të Sllovenisë, Serbisë dhe Kosovës, janë ftuar edhe komandantët e gardave kombëtare nga shtetet aleate të SHBA-së si mysafirë në konferencë. Ata janë partnerë të vendeve A5: Vermonti, Minesota, Ajova, Merilend, Ohajo, Kolorado, Nju-Xhersi dhe Mejn.