27.8 C
Skopje

Konferencë e parë për shkencë të materialeve në ASHAM

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Qendra për hulumtime për mjedisin jetësor dhe materiale organizojnë Konferencën e parë të shkencave materiale e cila do të mbahet nga sot deri më 27 maj në Amfiteatrin e ASHAM-it me fillim nga ora 9.

Siç njoftojnë nga ASHAM-i, fjalë hyrëse në tubimin shkencor do të kenë Lupço Kocarev, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si dhe Gligor Jovanovski, kryetar i Komitetit Organizativ të konferencës në ASHAM.

Konferencën me një ligjëratë plenare do ta hapë Den Shehtman, fitues i çmimit Nobel për kimi në vitin 2011 për zbulimin e kuazikristalëve.

Sipas agjendës, në forumin shkencorë ndërkombëtarë treditorë do të marrin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë nga vendi si dhe nga Italia, Irlanda, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Japonia dhe SHBA-ja.