09/12/2024

Tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një lagje në Montabaur të Gjermanisë.

Policia gjermane ka njoftuar se i dyshuari kishte plagë të rënda në momentin kur njësitet speciale kanë hyrë në shtëpi.

Policia ka sqaruar se vrasjet kanë ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve familjare.

Detaje të tjera të vrasjeve nuk janë ofruar nga policia, njoftojnë mediat gjermane.

Hetimet janë duke u kryer nga prokuroria publike dhe departamenti i krimeve në policinë gjermane.