1.8 C
Skopje

Konjufca u jep këshilla deputetëve se si ta trajtojnë skandalin ku dyshohet se u përfshi ambasadori Berishaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje deputetëve në seancën e sotme që të kenë kujdes se si i drejtohen rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh për shkak se është i përfshirë edhe kryeministri slloven për të cilin thotë se nuk duhet të fitohet përshtypja se është shpërlarës parash.

“Një këshillë dua ta ndajë me të gjithë që folën, edhe unë mendoj që është shumë me rëndësi të sqarohet dhe besoj shumë se do të sqarohet, ju kisha lutë vetëm kujdes me pas sa i përket vetëm një dimensioni”.

“E ky dimension është që z.Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm. E konteksti i përgjithshëm duhet ta keni parasysh se është goditja e atij që nesër mund ta keni kryeministër të Sllovenisë dhe të cilit i besoi popullit slloven”.

“Ai nesër do ta vizitojë Kosovën dhe të merret absolutisht si e vërtetë dhe të mos ketë së paku një distancim nga mënyra se si thuhen kritikat me një kujdes elementar sa i përket shtetit slloven. E të nënkuptohet se ne po pozicionohemi për të si një shpërlarës i parave mendoj se duhet të kemi kujdes vetëm për këtë aspekt. Sa i përket të tjerave besoj se do të sqarohen të gjitha, gjithkush do ta marrë vendimin e merituar”,ka thënë Konjufca, njofton Klankosova.tv.