Nga Banjica e Epërme kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërrtimin e Korridorit 8. Shumë qytetarë por edhe nga opozita maqedonase VMRO dhe opozita shqiptare kanë qenë skeptik se kjo rruge nuk do te ndërtohet.
Sot shihen edhe maqineritë e kompanisë së Bechtell-Enka dhe në disa zona tjera janë kompani shqiptare që janë kontraktues me Bechtell Enka që punojnë pa ndërprerë që korridori 8 të përfundojë pas 4 viteve.
Nga ana tjeter nga Banjica e Epërme ditë më parë krisi edhe bomba e parë e ndertimit ku ambasadorja e Amerikes, Anxhela Ageler, Zv/kryeministri Artan Grubi drejtori Ejup Rustemi shtypen sustën e ndertimit. S
ot nuk ka me skpeticizëm, sot nuk ka mashtrime, sot ka punë, sot punohet dhe sot nisin orët e para për tu numeruar deri në vitin 2028.
Vlen te theksohet se ambasadorja e Amerikes nga Banjica i dha një mbeshtetje të madhe këtij projekti duke theksuar se ky projket është edhe interes i tyre edhe interes i interes i Amerikes.
Zv kryeministri Grubi gjithashtu theksoi se projekti vetëm sa ka filluar dhe do te perfundojë në afat të paraprë. Ai gjithashtu bëri me dijë që të aplikojnë qytetarët për punesime pasi në korridorin 8 do te ketë shumë punësime për të gjitha nivelet.
Vlen të theksohet se ditë më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi planet urbanistike në kohë rekorde për Tetovë – Gostivar, Gostivar Bukojaç.
https://fb.watch/n-JPt_-_Iy/?mibextid=v7YzmG