Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi ku do të mbahet konferencë e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese dhe CEFTA-s.Me nënshkrimin e këtij dokumenti Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të Rrjeteve Transporteuse Trans-Evropiane të Bashkimit Evropian.
“Hartat treguese të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian, të shtrira në Maqedoninë e Veriut, synojnë të sigurojnë koherencë ndërmjet Rrjetit të Transportit Trans-Evropian të BE-së dhe rrjetit të transportit të Maqedonisë së Veriut; të promovojë planifikimin dhe zhvillimin e duhur të një lidhjeje të qëndrueshme dhe efikase të transportit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; lehtësimin e identifikimit të prioriteteve të përbashkëta të infrastrukturës ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; duke lehtësuar zhvillimin e rrjetit ekzistues të transportit”, njoftoi Qeveria më 10 maj, kur në seancë u miratua informacioni për aneksin e marrëveshjes.