Në një intervistë për televizionin Sitel, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka folur për procesin e integrimit evropian të vendit. Ai ka thënë se ka komunikuar me liderët e BE-së dhe se ka marrë sinjale pozitive për hapjen e derës së anëtarësimit. Ai ka bërë thirrje për guxim dhe vendosmëri për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Ai ka kujtuar se Maqedonia e Veriut ishte në një nivel të ngjashëm me Kroacinë kur nisi negociatat me BE-në, por tani Kroacia është anëtare e plotfuqishme e Unionit. Ai ka njoftuar se do të marr pjesë në një takim joformal të liderëve evropianë në Spanjë, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme si konflikti në Ukrainë, siguria energjetike dhe e ardhmja e BE-së. Ai ka theksuar se bashkimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është një interes i përbashkët i të gjitha palëve.
“Ai takim do të jetë në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian, ku do të marr pjesë unë dhe ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Evropës, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky është takimi i tretë, në Granada, ku do të diskutohen shumë tema të rëndësishme. Takimi joformal u organizua, siç e paralajmëroi edhe Sharl Mishel, për shkak të shumë temave të rëndësishme, përkatësisht luftës në Ukrainë, së dyti, sigurimit të pavarësisë më të madhe energjetike nga Rusia dhe së treti, e ardhmja e BE-së në drejtim të zgjerimit dhe dinamika e brendshme e përgatitjes së BE-së për regjistrimin e anëtarëve të rinj. Procesi mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare si kurrë më parë. BE-ja e di se ka nevojë për zgjerim, në fakt, zgjerimi është emëruesi i përbashkët i të gjitha organizatave globale”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski në intervistën për televizionin Sitel.