Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë në Samitin digjital të Talinit 2023 në Estoni, kumtoi Qeveria.
Kovaçevski do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit, ku do të marrin pjesë liderë të shteteve, përfaqësues të BE-së, kompani telekomunikacioni dhe teknologjike dhe organizata qytetare.
Temat kyçe, në të cilat do të bisedohet në Samitin digjital të Talinit 2023 janë sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, si dhe freskimi i agjendës së demokracisë dhe teknologjisë, duke e projektuar rrugën drejt ardhmërisë më të fuqishme rezistuese, të përgjegjshme dhe të hapur. Qëllimi i Samitit është kontributi thelbësor drejt diskursit global rreth ndërtimit të demokracive rezistuese bashkëkohore, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Samit, është paraparë që Kovaçevski të realizojë takim bilateral me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas.