03/10/2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë koalicioni i qeverisë është stabil dhe se nuk pret ndryshime në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koalicioni është stabil dhe nuk presim ndryshime në drejtimin e veprimit të partive pro-evropiane në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Besoj se të gjitha partitë parlamentare, të gjithë deputetët individualisht janë të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit historik dhe korrektësi në marrjen e vendimit të duhur që do ta formësojë rrugën tonë evropiane”, tha për AIM kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski thotë se Kuvendi është vendi ku në të kaluarën kemi marrë vendimet kyçe që përcaktuan fatin dhe të ardhmen e vendit, kështu do të jetë edhe tani.

“Deputetët duhet të mendojnë mirë dhe të marrin një vendim historik – nëse do të votojnë për Evropën apo do të votojnë për izolim, nëse do të vendosin për një të ardhme dhe prosperitet më të mirë apo për të mbetur në kurth në të kaluarën”, vlerëson Kovaçevski.