3.8 C
Skopje

Kovaçevski: Kosova e ka derën e hapur në ”Open Ballkan”

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski i hap derën Kosovës në ”Open Ballkan”.

“Sot bashkë me ne janë kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH, Tegeltia. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Unë jam i bindur se benefitet e Ballkanit të Hapur i meritojnë dhe do ti marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, BeH dhe Kosovës”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se është i bindur se nisma do të bëhet më atraktive.

“Kërkojmë që Bashkimi Evropian ta mbështes këtë mund tonin dhe ta njeh si inspirim për zgjidhjen e problemeve të veta. Të gjithë ne në Ballkanin e Hapur jemi të bindur që kjo iniciativë do të bëhet më atraktive”, tha Kovaçevski.