09/12/2024

“Në ditën e sotme të luftës revolucionare maqedonase, me krenari përkujtojmë revolucionarët maqedonas dhe përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale nderë të festës së 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.

“Vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm për krijimin e një shteti evropian dhe të avancuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Të bashkuar, le të vazhdojmë rrugën evropiane me guxim dhe me hap të përshpejtuar dhe të sigurojmë një të ardhme progresive për fëmijët tanë.

Gëzuar 23 tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, shtoi kryeministri Kovaçevski.