18/01/2025

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi falënderoi investitorët “Mej Enerxhi” dhe “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, dhe theksoi se ne si vend anëtar i NATO-s do të prodhojmë energji për nevojat tona dhe të gjithë rajonit. Agjenda e gjelbër është e realizueshme, siç tregon rritja e energjisë solare.

“Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër, dikush edhe përqeshte kur u promovua agjenda e gjelbër, sot flasim për mbi 50% të energjisë solare nga ajo që është parashikuar të realizohet deri në vitin 2040, këto janë rezultate konkrete dhe do të doja edhe një herë të uroj investuesit”, tha Bekteshi.