Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ka vendosur që të realizojë një projekt i cili pritet të jetë i suksesshëm sapo ka nisur, pasiqë përfshinë kategori të prekura në shoqëri.
Shërbim berberi për të moshuarit tanë të palëvizshëm, invalidët dhe ata me aftësi të kufizuara në komoditetin e shtëpive të tyre.
Për herë të parë, në Komunën e Haraçinës, për mirëqenien sociale të banorëve tanë, filloj të realizohet me sukses projekti “shërbim falas të berberit për qytetarët në nevojë”.
“Berberi i Komunës së Haraçinës”, projekt i filluar me iniciativën e Kryetarit të komunës së Haraçinës do të ofrojë shërbime falas në shtëpi për të moshuarit që nuk mund të lëvizin, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët në gjithë teritorin e komunës tonë.
Të moshuarit tanë që nuk munden vetë ti kryejnë shërbimet e berberit, në mënyrë të sigurt mund të rregullojnë pamjen duke ja besuar këtë berberit tonë profesionist, i cili vjen në shtëpitë e të gjithë atyre që paraprakisht kanë bërë një kërkesë të tillë në Komunë.
Komuna e Haraçinës do të vazhdojë të sjell buzëqeshje në fytyrat e të moshuarve tanë, invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar edhe këtë shërbim,që përfshin prerjen e flokëve dhe rregullimin e mjekrrës.
Të gjithë ata persona që i takojnë njërës nga kategoritë e lartëpërmendura do munden të marin shërbimet, duke telefonuar në qendrën e thirrjeve të komunës sonë në numrin e tel 022579803.
#JemiAfërAtyreQëMËsëShumtiKanëNevojë
https://www.facebook.com/ridvanibraimikryetarkomune/posts/pfbid02m5bSCK4oQXTuoLJqdv4QJ6gTo3e8o3TiTA6h6gZXmeWWSsJFDR3omUg3BY4EYcHyl