Albano Bogdo filloi sezonin e ri të emisionit të tij, “Albano Show”, por u përball me kritika për deklaratat ofenduese ndaj Alban Ramosajt. Reagimet janë të ndara, disa i pëlqejnë pozicionin e tij, ndërsa të tjerë e dënojnë për batutat e tepruara. Albano sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Beatrix Ramosaj dhe Albërie Hadergjonaj kanë reaguar gjithashtu.
Në tik tok po qarkullon një video ku Triksa dëgjohet të thotë në një dublim zëri: “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”.
“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan Albëria