05/10/2024

I dënoj ashpër ndodhitë që ndodhen dje, dhe shpreh dhe shpreh mbështetjen time të plotë në KFOR për te gjithë aksionet e ardhshme të cilat kanë për qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Me shqetësim të madh e përcjellim situatën në Kosovë dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, njoftoi mbrëmë kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook.

“Në lidhje me sigurinë në shtet, qytetarët munden të jenë të qetë – është e qëndrushme, pa asnjë tregues të çrregullimeve të mundshme. Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Gjithashtu sipas informacioneve të shkëmbyera ndërmjet shërbimeve të inteligjencës së sigurisë në vend si dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë për shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, thekson kryeministri në njoftimin.”

Ai apelon për përshkallëzimin e ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike.
“Përshpejtimi i integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor është kyç, është mënyra e vetme për të siguruar përparim dhe stabilitet në rajon, si dhe reduktimin e ndikimit të palëve të treta destabilizuese. Rajoni duhet të ecë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese” thekson Kovaçevski.