13/04/2024

Gazetari dhe publicisti maqedonas, Sashe Ivanovski në një prononcim për indeks.mk ka bërë një përshkrim të figurës dhe forcës politike të Ali Ahmetit.

Në deklaratën e tij, Ivanovski tha se Ali Ahmetin shqiptarët në 20 vitet e fundit e kanë pasur mbrojtës të kauzës kombëtare dhe prandaj edhe ka fituar në çdo cikël.

Shton se fitoret e Ahmetit kanë sjellë edhe shumë benefite dhe përfitime për shqiptarët. Përmend si rast pozitiv përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, raporon indeks.mk.

Por përmend edhe atë se nën Qeverisjen e Ali Ahmetit janë realizuar shumë premtime të tjera dhe se shqiptarët kanë marrë kryeparlamentarin, kryeministrin e shumë pozita të tjera që sipas tij, në të shkuarën as që ishte menduar.

E mes tjerash Ivanoski tha se me falë politikave të Ali Ahmetit, shqiptarët në RMV më nuk janë qytetarë të rendit të dytë.

“Këto 20 vite Ali Ahmeti është prezantuar sikur një Goce Dellçev, si për ne që është i rëndësishëm Goce Dellçev ashtu është dhe për shqiptarët i rëndësishëm Ali Ahmeti, dhe njëkohësisht në skenën politike është njejtë, shqiptarët mund të votojnë për të sikur një mbrojtës i kauzës së tyre dhe në këto 20 vite kanë ndryshuar shumë rrethanat dhe shqiptarët nuk janë qytetarë të rendit të dytë, një shqiptar mund të jetë kryetar i Parlamentit, kryeministër, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Financave dhe gjithë kjo është realitet dhe këto punë do të shkojnë në favor të Ali Ahmetit sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Më herët nuk kemi mund të shohim as edhe një roje shqiptar në institucione, tash një pjesë e madhe e të punësuarve janë shqiptar në institucione dhe ky është një realitet i ri. Në këtë aspekt Ali Ahmeti ka shumë poena tek popullata shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Ivanovski./indeks.mk/