13/01/2025

I ftuar në emisionin “Real Story” Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi shprehu kritika për disa parti shqiptare, të cilat nuk votuan Talat Xheferin dhe vendosën të mbajnë anën e partive nacionaliste si VMRO-DPMNE-ja.

“Sa i përket opozitës shqiptare për ata deputetë që dolën kundër kam shprehur keqardhje që u renditën në rradhët e grupit të nacionalistëve maqedonas, të cilët nuk votuan për kryeministrin e parë shqiptar, për arsye se ata kërkuan të kenë një anëtar në Komisionin Zgjedhor.
Kur ata do t’i pyesin niprit dhe mbesat se ku ishit ju kur u votua kryeministri shqiptar, ato për arsye banale do të thonë se nuk morrën pjesë, ata janë futur nëpër skenare me armikun. Por është vendimi i tyre dhe qytetarët janë ata që në fund do ta vlersojnë vendimin e që ata kanë marrë”, tha Ademi.