Te të gjitha mediat kryesore shqiptare gjithandej në shtetet e rajonit,lajmi nr.1 i sotëm ka qenë zgjedhja e kryeministrit të pare shqiptar në Maqedoninë e Veriut, z.Talat Xhaferi.
Përveç kësaj, ka pasur edhe shumë komente analistësh që janë kyçur në emisionet ditore, debative ose ditarët televizivë, ose janë transmetuar thekse nga postimet në rrjetet sociale.
Te të gjithë dominon vlerësimi pozitiv për këtë arritje që të gjithë e quajnë si ngjarje historike që flet për avancimin e pozitës së shqiptarëve si bashkësi e barabartë në Maqedoni. Pokështu, vend të veçantë në median shqiptare u është dhënë edhe deklaratave të zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë ose dhe me gjerë, që janë dhënë gjatë ditës.
Në media ka pasur edhe raporte në kohë reale nga debate në parlament, me thekse edhe të tayre që e kanë përkrahur Talat Xhaferin, edhe të atyre që e kanë kontestuar.
Në këtë kontekst, nuk ka mbetur pa u shënuar edhe abstenimi i partive opozitare shqiptare nga votimi i kryeministrit të parë shqiptar, si një gjest i gabuar.