Kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi nesër do ta vizitojë Komunën e Haraҫinës.
Vizitën e kryeministrit e kanë paralajmëruar nga Komuna, po edhe nga vet kabineti i kryeministrit Xhaferi,
Nëpërmes një njoftimi për media nga Qeveria thonë se kryeministri Talat Xhaferi në orën 12:30 do të vizitojë kopshtin për fëmijë “Fatosat” në afërsi të komunës, ndërsa më pas në orën 13:00 do të vizitojë Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë, raporton indeks.mk
Kujtojmë, Xhaferi takimet me banorët e Komunave shqiptare është duke i realizuar në vazhdimsi, këtë javë ai prezantoi disa projekte në komunë e Likovës po takoi edhe udhëheqësit e dy Universiteteve shqiptare atë të Tetovës dhe Nënë Terezës.
Tek UT-ja, Xhaferi njoftoi edhe për lëshimin në përdorim të konvitit që do të jetë ndihmë dhe lehtësim i madh për studentët që vijnë nga jashtë Maqedonisë për të studijuar në Tetovë.