Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë ekskluzive në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, ka folur për rininë e tij, konkretisht ka përmendur shkollimin e tij profesional ushtarak.
Xhaferi tha se ka qenë vendosmëria e tij për tu profilizuar në atë drejtim, pa u ndikuar nga ndonjë familjar.
“Në ish-Jugosllavi kam kryer shkollim ushtarak, vendimi ishte i imi. E shihja si një institucion, si një shkollim i drejtë i barabartë për të gjithë. Babai dhe vëllezërit kanë punuar privatisht, ndërsa unë u përcaktova në atë drejtim. Kur shkova për shkollim ushtarak nuk e njihja gjuhën sërbo-kroate, e mësova duke lexuar literaturë të përkthyer në 8 vite shkollim në total, me ç’rast jam specializuar për këmbësori.”, deklaroi Xhaferi.